Home KRYESORE E rende per Rusine/Ja shkaku përse katër Kombëtare mund të tërhiqen nga...

E rende per Rusine/Ja shkaku përse katër Kombëtare mund të tërhiqen nga Botërori

A mund të kemi një skenar të tillë?! Pse, jo. Helmimi i një ish-spiuni rus i njohur si Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, të cilët u gjendën pa ndjenja të dielën në Salisburi të Britanisë së Madhe, pasi uekspozuan ndaj një agjenti nervor, mund të sjellë largimin e katër ekipeve nga finalet e Kampionatit Botëror që do të zhvillohet në Rusi në muajin qershor.

Londra zyrtare i lidh dyshimet e para me një helmim nga agjentët rusë, çka mbetet ende e pa provuar si tezë.

Nëse një tezë e tillë provohet atëherë Londra mund të vendosë që të reagojë në të gjitha fushat duke përfshirë edhe sportin.

Qeveria britanike është duke diskutuar një sërë opsionesh, që nga ndalimi i zyrtarëve për të ndjekur botërorin në Rusi, e deri tek bojkoti total i këtij evenimenti, duke tërhequr skuadrën e Anglisë.

Në këtë nismë, thonë mediat britanike, Londra po lobon edhe me vende të tjera për të bojkotuar botërorin dhe duket se gatishmëri ka gjetur nga Australia, Polonia dhe Japonia, të paktën deri më tani.

“Një bojkot total i botërorit është në tryezë dhe po diskutohet mes morisë së opsioneve që po shqyrtojmë”, citon “The Times” një burim nga Ministria Britanike e Mbrojtjes.

Në rast bojkoti, Anglia rrezikon që të ndëshkohet me pezullim edhe nga botërori i 2022 në Katar. Botërori në Rusi nis më 14 qershor./opinion.al

Share: