Është rikthyer në vëmendjen e medias rasti i skandalit seksual të profesorit në universitetin e Kosovës, Rexhep Osmani, i cili kërkoi favore seksuale ndaj një studenteje, në këmbim të një note shkollore.
Kanë kaluar gati dy vite nga kjo ngjarje. Rektori i universitetit, Marian Dema, e pezulloi profesorin dhe lejoi drejtësinë që gjithçka të hetohej nga drejtësia.
Tashmë prokuroria e Kosovës ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës.
Osmani i kërkoi të resë favore seksuale në këmbim të notës.
Ajo lajmëroi bashkëshortin, i cili i shkoi në zyrë profesorit, për të sqaruar situatën. Debati vazhdoi edhe në oborr të shkollës, ku ishte e pranishme policia, ndërsa Osmani po mundohej të qetësonte bashkëshortin e studentes.
Vetë profesori ka mohuar se kishte ngacmuar seksualisht studenten. Ai ka thënë se vetëm e kishte përqafuar, por ajo e kishte keqkuptuar. Gjithçka u kthye sot në qendër të vëmendjes nga Televizioni 7.
360grade.al