Home KRYESORE Gjuajtje me revolver në akademinë e shkencave!

Gjuajtje me revolver në akademinë e shkencave!

Nga Artan Fuga

Sot një grup që ka paraqitur një projektligj për akademinë e shkencave zhvilloi një mbledhje me akademikë për të marrë komentet e tyre.

Nuk e di se kush e ka paraqitur gjendjen sikur atje pasi është bërë një kasaphanë me thika, më pas janë shkëmbyer edhe të shtëna me revolver midis meje edhe kryetarit të grupit që paraqiti projektligjin.

Pra, sikur ai më kishte ndërprerë fjalën, më kishte ftuar në duel, dhe unë i zemëruar kisha ikur nga mbledhja.

Të gjitha gënjeshtra.

Unë sigurisht jam krejtësisht kundër atij projektligji. Ai nuk është projektligj por projekt-i-lig, pra i dobët, që nuk qendron më këmbë, që e fut akademinë e shkencave edhe më tepër në qorrsokak ku e kanë futur prej disa vitesh.

Por, fjalën, ndonëse ma ndërprenë disa herë nuk m’a bllokoi njeri. Cfarë kisha për të thënë e thashë.

Dhe do të vazhdoj t’a them derisa ta diskreditoj përpjekjen për të vegjetuar të disave që e kanë bërë kaos akademizmin shqiptar me komplicitetin dhe paftësinë e ministrisë së arsimit për t’a luajtur rolin e saj dhe tani hiqen si reformatorë.

45 vjet të njejtët njerëz !

Ndërkaq nuk besoj se kryetari i grupit të punës kishte qëllim të më mbyllte gojën.

Por, edhe poqese do të kishte dashur, nuk ka njeri që më ndalon dot ta them mendimin tim ashtu sikurse e kam.

Do të kishte qenë pretendim i madh.

Prandaj mos besoni asgjë nga këto histori me duele.

Sa për konfliktin mendor dhe institucional ai është në kulmin e tij.

Koha do e tregojë fundin.

Share: