Home KRYESORE Ja kush janë shqiptarët e arrestuar për 5 ton marijuanë në Itali

Ja kush janë shqiptarët e arrestuar për 5 ton marijuanë në Itali

Policia italiane ka bërë publik emrat e shqiptarëve, mes 25 të arrestuarve në Katanzaro të Italisë për trafik ndërkombëtar droge. Gjatë operacionit u sekuestrua dhe 5 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.

Operacioni i mëngjesit së të enjtes erdhi si rezultat i hetimeve që kanë nisur që në janar të një viti më parë, për drogën që vjen nga Shqipëria në Itali.

Emrat e shqiptarëve të arrestuar

Indrit Buja, 37 vjeç,
Elvis Hajdini, 25 vjeç,
Shefik Muho, 63 vjeç,
Gentian Sulejmani, 41 vjç, nga Durrësi,
Luan Tahiraj, 39 vjeç, nga Vlora,
Alban Sinani, 35 vjeç,
Vladimir Leskaj, 59 vjeç, nga Vlora,
Vilson Nelaj, 32 vjeç,
Astrit Paskali, 45 vjeç,
Adrian Licaj, 51 vjeç

Share: