Home Gjeo-Ekonomia Ja sa të ardhura mblidhen nga taksa e qarkullimit në Shqipëri

Ja sa të ardhura mblidhen nga taksa e qarkullimit në Shqipëri

Shqiptarët paguajnë taksë qarkullimi mbi 450 milion euro në vit, një shumë të ardhurash që kalon në buxhetin e shtetit për të përballuar nevojat buxhetore.

Zv/ministri i Energjisë dhe Industrisë, z.Ilir Bejtja tha se taksa e qarkullimit mbulon krejt efektin që mjetet publike kanë në të gjithë strukturën e qarkullimit në Shqipëri.

Bejtja sqaroi se kjo taksë nuk ka lidhje në mënyrë konkrete me një destinacion, por është një mënyrë e shpërndarjes së buxhetit për nevojat që Shqipëria ka për të përballuar nevojat e saj buxhetore.

“Nuk e shpërndan buxhetin e saj në ccdo lloj produkti që shitet, por atje ku impakti zvogëlohet sa më shumë të jetë i mundur. Taksa e qarkullimit mbledh 450-70 milion euro në vit”,-theksoi ai.

Share: