Home KRYESORE Kryebashkiakja: Po rrezikohet jeta e njerëzve, shpallni gjendjen e emergjencës në Shkodër

Kryebashkiakja: Po rrezikohet jeta e njerëzve, shpallni gjendjen e emergjencës në Shkodër

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi i ka kërkuar Prefektit të qarkut që të shpallë gjendjen e emergjencës në një pjesë të territorit, si pasojë e përmbytjeve që janë shkaktuar ditët e fundit.

Ne fakt bashkia permes nje shkrese thotë: “Situata është krijuar nga shkarkimet e pakontrolluara dhe të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë, keq-menaxhimi i kaskadës së lumit Drin dhe mungesës së informacionit mbi sasinë dhe kohën e shkarkimeve, si pasojë e këtyre shkaqeve jemi në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç ku rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit”.

Por kërkesa pritet që të refuzohet nga Prefekti Cesk Millja, nisur nga fakti se një ditë më parë ai deklaroi se situata është nën kontroll dhe s’ka vend për alarm dhe se neser shpresohet sipas parashikimeve koha te hapet.

Sakaq realiteti dhe Ministria e Mbrojtjes bejne të ditur se 35 fermerë janë bllokuar në Njësinë Administrative Ana Malit nga përmbytjet e dy ditëve të fundit si pasojë e reshjeve te dendura te shiut dhe shkarkimeve nga HEC-et, ndërsa rreth 500-600 ha tokë janë nën ujë.

Fshati është përmbytur nga reshjet e dendura të shiut, por edhe shkarkimet e HEC-eve. Fshati më i prekur është Oboti, ku mund të lëvizet vetëm me ndihmën e forcave të ushtrisë dhe kjo nuk perben gjendje te jashtezakoshme per prefektin Millja!!!!

Share: