Home KRYESORE Kryesia e PD përcakton datat me kundërshtime: Ja kur mblidhet Kuvendi Kombëtar

Kryesia e PD përcakton datat me kundërshtime: Ja kur mblidhet Kuvendi Kombëtar

Partia Demokratike pas mbledhjes së kryesisë në selinë blu ka vendosur datat 28 dhe 29 prill për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të saj.

Gjithashtu u vendos unanimisht se brenda datës 22 mars, grupi i punës do të mbledhë të gjitha propozimet për ndryshimet statuore dhe më pas mblidhet edhe Këshilli Kombëtar.

Pas propozimeve të bëra në mbledhje, kryetari Basha tha se ky ishte një proces nga i cili do të lindë një shpresë për të gjithë shqiptarët.

“Diskutimi ka qenë jashtëzakonisht i frytshëm. Sigurisht që ka mendime kritike, pa i rrahur mendimet nuk mund të arrihet në një rezultat. Shqiptarët e shohin këtë jo si një proces vetëm brenda PD, por si një grup nga i cili do lindë një shpresë për të gjithë vendin. Do t’i japim mundësinë çdo demokrati të japi kontributin e tij për këtë transformim të Partisë Demokratike. Nuk do jetë një takim formal, por bashkim i mendimeve” tha Basha.

Ashtu siç pritej në mbledhje pati debate për propozimet e bëra. Arben Imami nuk ka pranuar të jetë pjesë e grupit të punës për ndryshimet statuore.

Kujtojmë se edhe Imami kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të Bashës si përgjegjësin kryesor të humbjes së thellë të zgjedhjeve por ai nuk është bërë pjesë e asnjë lëvizje.

Share: