Home KRYESORE Meta dhe Berisha udhëtojnë të dy drejt Azerbajxhanit

Meta dhe Berisha udhëtojnë të dy drejt Azerbajxhanit

Ilir Meta dhe Sali Berisha janë të dy në Azerbajxhan. Të dy do të marrin pjesë në të njëjtin forum me temë ” Rrëzimi i pengesave për krijimin e shoqërive gjithpërfshirëse”. Presidenti njoftoi se u nis të mërkurën për në Baku. Këtë të enjte ai pati një takim me presidentin e Azerbajxhanit, Aliyev.

Edhe ish kryeministri, Berisha do të marrë pjesë në të njëjtin forum që zhvillohet nga 15 deri në 17 Mars.

“Në këtë takim, kryetarë shtetesh aktualë dhe të mëparshëm, kryeministra, ministra dhe akademikë si dhe ekspertë të mirënjohur do të vlerësojnë gjendjen aktuale të botës dhe kërcënimet më të ngutshme të sigurisë dhe paqes ndërkombëtare dhe të sugjerojë hapa konkretë për udhëheqjen e sotme për të kapërcyer këto ndarje, në formën e një deklarate” shkruan Berisha.

Rreth një muaj më parë, Meta dhe Berisha patën një takim në presidencë për çështjen e grupit negociator me Greqinë për çështjen e kufirit detar.©Lapsi.al

Share: