Home KRYESORE Miratohet ligji për Gjuhën Shqipe në Maqedoni

Miratohet ligji për Gjuhën Shqipe në Maqedoni

64 deputetë të parlamentit të Maqedonisë votuan miratimin e përdorimit të gjuhëve, që i jep gjuhës shqipe një shtrirje të gjerë edhe nëpër institucionet e larta shtetërore ku nuk përdorej deri më tani.

Ligji thekson se “gjuhë zyrtare në Maqedoni është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik”. Në nenin e dytë thuhet: “Krahas maqedonishtes, gjuhë tjetër zyrtare është edhe gjuha të cilën e flasin së paku 20 përqind e popullatës dhe alfabeti i saj”.

Kjo ka shkaktuar debate prej disa muajsh nëse gjuha shqipe do të jetë gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni apo vetëm avancohet përdorimi i saj.

Votimit i ka paraprirë një tension mes deputetëve të opozitës, që u ngrit deri në një zënkë mes Nikolla Gruevskit dhe kryeparlamentarit shqiptar, Talat Xhaferi.

Share: