Home KRYESORE Shkodra 10 ditë nën ujë/Mbi 700 njerëz të izoluar!

Shkodra 10 ditë nën ujë/Mbi 700 njerëz të izoluar!

PERMBYTJET NE SUKTH - Nje shtepi e permbytur pas daljes nga shtrati te lumit Erzen, ne fshatin Sukth i ri, ne Durres. Si pasoje e reshjeve te shiut te rena gjate diteve te fundit jane permbytur shume fshatra ne te gjith vendin. /r/n/r/nFLOODS IN SUKTH - A man looks at his flooded home in the village of Sukth in Durres. Floods caused by heavy rains over the last days have hit southern Albania, forcing the evacuation of hundreds of villagers after rivers flooded thousands of hectares (acres), hundreds of homes and many roads. Many areas in Albania had no power or water.

Prej datës 6 Mars qindra banorë janë të përmbytur në ultësirën e Shkodrës. Reshjet e shiut dhe shkrirja e borës ka bërë që të shkarkohen sasi të mëdha uji nga HEC-et mbi kaskadën e Drinit. I gjithë ky ujë përfundon në Bushat, Berdicë e Dajç.

Sot, Ministria e Mbrojtjes raporton se sipërfaqja totale e tokës së përmbytur ka arritur rreth 2620 ha. Kujtojmë se një ditë më parë, sipërfaqja e përmbytur ishte rreth 1800 hektarë.

Më poshtë sipërfaqja e përmbytur në secilën njësi administrative

Njësia Administrative Bushat: 370 ha tokë të përmbytur.

Njësia Administrative Bërdicë: 280 ha tokë të përmbytur. Niveli i ujit ka pësuar rritje në mënyrë graduale.

Njësia Administrative Dajç: 785 ha tokë të përmbytur.

Njësia Administrative Ana e Malit: 1150 ha tokë të përmbytur. Niveli i ujit ka pësuar rritje. Në fshatin Obot kalimi është bërë i mundur vetëm me varka. Bashkia Shkodër vazhdon me anë të 2 mjeteve autobotë furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

Njësia Administrative Guri i Zi: 5 ha tokë të përmbytur.

Fenomeni i erozionit në tokat bujqësore ka vazhduar. Në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës, ka vazhduar gërryerja e tokës.

200 efektivë të batalionit të këmbësorisë të Vaut Dejës kanë vazhduar me operacionet për transportimin e komunitetit në fshatin Obot dhe shpërndarjen e pakove ushqimore dhe koncentratit për bagëtitë.

Janë mbi 700 banorë të izoluar nga uji që nuk mund të lëvizin nga banesat e tyre pa ndihmën e ushtrisë.

Share: