Home KRYESORE Sot në parlamentin shqiptar do të përmendet Saimir Tahiri, ja çfarë pritet...

Sot në parlamentin shqiptar do të përmendet Saimir Tahiri, ja çfarë pritet të ndodhë

Parlamenti do të nisë sot punimet e tij me një sherrnajë të pritshme, pasi në skenë do të dalë sërish emri i Saimir Tahirit.

Prej dy javësh tashmë, PD ka depozituar në kuvend, kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për dosjen e Tahirit, e sidomos çështjen e shumëdebatuar nga opozita, se Tahiri shpëtoi nga prangat falë kryeministrit Edi Rama, i cili investoi gjithçka kishte në pushtetin legjislativ për të mos lejuar prokurorinë të çonte në gjykatë Tahirin për masë arresti.

Kësisoj e nesërmja do të jetë dhe një “ringjallje” e Saimir Tahirit, kohës kur këshilli i mandateve nuk lejoi prokurorinë të arrestonte deputetin, dhe përfshirja e dyshuar e ish Ministrit të Brendshëm në trafikun e drogës përmes bandës së Habilajve.

Nesër pritet të vendoset dhe për fatin e kërkesës së PD-së, nëse do të lejohet apo jo ngritja e një komisioni hetimor “anti- Tahiri”./Gazeta Express

Share: