Artistët e Teatrit Kombëtarë janë mbledhur për të diskutuar për projektin e godinës së re të Teatrit.
I pranishëm në mbledhjen e artistëve është dhe aktori i mirënjohur Robert Ndrenika i cili është shprehur se jam kundër ndërtimit të teatrit nga privati.
“Jam kundër këtij partneritetit publik-privart. Teatrin duhet ta bëjë shteti dhe jo privati. Priavati nuk është në interes të aktorit, por në interes të tij”
Propozimi i Ndrenikës ishte që nëse në vendin ku sot ndodhet teatri do të ndërtohen kulla atëherë për teatërin të jepet sheshi tek vëllezërit “Frashëri”
Robert Ndrenika: Ajo që më shqetësoi është Partneriteti Publik Privat që unë jam kundër këtij për arsye se jam i bindur dhe nuk ma lot perëndia nga mendja, që Teatri është një objekt që duhet ta bëjë shteti, me paratë e taksapaguesve.
Në çdo vend, edhe në Maqedoni shteti e bën, jo për maqedonasit, por edhe për shqiptarët që i shfrytëzon deri në palcë. Pra nuk jam fare për këtë.
Më paraqiti Kapexhiu këtë, në pamje të parë më pëlqeu. Ka variante sa të duash, ka variante që mund të marrin të tërë përvec 7-8 kullave që duan të bëjnë atje prapa, le të bëjnë nja 3-4 këtu dhe le të na japin sheshin tek vëllezërit “Frashëri” ai rri bosh aty. Të bëhet një teatër i mirë dhe aty.
Gjithë gazetat që PPP është në interes të privatit, jo në interes të teatrit dhe aktorëve.