Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Lezhës për kryebashkiakun Fran Frrokaj. Atij i është caktuar sot masa e sigurisë “arrest shtëpie” pa mbikëqyrjen e policisë.
Frrokaj është akuzuar për “shpërdorim detyre”. E njëjta masë sigurie u la edhe për Kryetarin e qarkut Gjok Ndoka. Ata akuzohen për tjetërsim pronash nga prokuroria dhe shpërdorim detyre.