Home KRYESORE Balla i përgjigjet Bashës: Lulzim u ktheve në Rrugën e Kombit, si...

Balla i përgjigjet Bashës: Lulzim u ktheve në Rrugën e Kombit, si autori në vendin e krimit

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me debatin që po bëhet ditët e fundit për tarifën në Rrugën e Kombit.

Balla me anë të një postimi në Facebook, shkruan se Lulzim Basha është kthyer si autor i krimit në Rrugën e Kombit. Por ky rikthim i yti eshte sa i dhimbshem per faktin qe ti vjen ende verdalle (nderkohe qe duhet te ishe ngulur ne karrige perballe prokuroreve per thesin e parave ruse) aq edhe qesharak”, shkruan ndër të tjera Balla.

Postim i plotë

Lulezim! U riktheve ne Rrugen e Kombit si autori i krimit ne vendkrimin e tij dhe nuk ke faj, sepse i ike asokohe me nje raport mjekesor drejtesise se korruptuar!

Por ky rikthim i yti eshte sa i dhimbshem per faktin qe ti vjen ende verdalle (nderkohe qe duhet te ishe ngulur ne karrige perballe prokuroreve per thesin e parave ruse) aq edhe qesharak. Sepse zerin tend te trashur nga nje grusht dhunuesish qe shume shpejt populli do t’i shohe kush jane, nuk e merr askush seriozisht. Perkundrazi, e kuptojne te gjithe se ai ze del nga frika e drejtesise qe ka vonuar, po s’te ka harruar ty edhe fale ndihmes qe ti i jep vazhdimisht.

Keshtu qe “i dashur” Lulezim, trashe zerin sa te duash, po pergatitu mire se ke shume pyetje qe te presin rruges, kur te jesh i thirrur per t’u mbrojtur nga akuzat e merituara!

Share: