Home KRYESORE Berisha flet për zgjedhjen e Majlinda Bregut në postin e BE

Berisha flet për zgjedhjen e Majlinda Bregut në postin e BE

Pas zgjedhjes së Majlinda Bregut si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ka ardhur dhe një reagim nga Berisha.

I ftuar në emisionin “Kjo javë” në News 24, Berisha tha se e respekton këtë zgjedhje, por nuk ka asgjë për të thënë.

Pjesë nga intervista

Para disa ditësh një nga anëtarët e PD, Majlinda Bregu, ka marrë në një urim një koment?

Respektoj zgjedhjen e saj, është bërë zgjedhje gjatë kësaj shumice. Në konceptin tim liria e zgjedhje, nëse e ka bërë për më mirë apo e ka bërë më keq

Si e gjykoni?

Nuk mund të gjykoj, ajo është një veprim që është bërë

Kjo është arsyeja pse nuk është uruar nga kolegët?

Respektoj zgjedhjen, por normalisht duhet që opozita të ishte pyetur dhe askush nuk e ndalonte. Derisa nuk është pyetur dhe opozita… Marrëdhëniet e mia me Majlinda Bregun janë të mira, nuk mund të them se jam zemër thyer se ajo bëri këtë veprim.

E ruani komunikimin?

Pa diskutim, nuk e ndërpres unë komunikimin me njerëzit.

Share: