Home KRYESORE E pe video-mesazhin që të dërgoi Tahiri? Ja si përgjigjet Berisha

E pe video-mesazhin që të dërgoi Tahiri? Ja si përgjigjet Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, në emisionin “Kjo javë” në Neës24, ka komentuar ngjarjet e një jave më parë mes tij dhe ish-ministrit Saimir Tahiri.

Ju e përmendni shpesh zotin Tahiri, madje keni realizuar edhe një video selfie në Kuvend për të treguar se çfarë ndodhte. Saimir Tahiri duket si i kapur në befasi, si ju lindi ideja?
Berisha: Ai ishte strukur dhe nuk e kapnin kamerat. Ai ishte strukur. Unë nuk bëra gjë tjetër veçse i tregova publikut se këta po nderonin vendimin e Komisionit Europian me Saimir Tahirin që kishte ardhur aty për të shpëtuar mandatin. Ishte nën llozhë, nuk e kapnin kamerat.

Mund edhe t’ju kenë gjykuar, ju kanë akuzuar për një veprim qesharak…
Berisha: Jo, ishte transparente nëse është transparente s’mund të jetë qesharake. Mua më pëlqen të bëj ndonjëherë edhe gazetarin

E ndoqët Tahirin tek Çani?
Berisha: E di që ai është kryesori i bandës së Habilajve, por më kryesor se ai është Edi Rama. Edi Rama është peng i Klement Balilit, është kryesor në bandën e Xibrakës, i vëllai i tij është anëtar kryesor i bandës së Xibrakës, Rama me anëtarët e bandës ka kilometra të tëra me telefonata. Sado që e akuzoj Tahirin, kryesor është Edi Rama. Populli duhet ta shihte që ishte në Kuvend.

Po video selfin e Tahirit e pe?
Berisha: Atë ia dha Rama, se janë të lidhur pazgjidhshmërisht me Ramën.

VIDEO-Mesazhi i Tahirit

Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ka dhënë live një mesazh ish kryeministrit Sali Berisha një ditë pasi ky i fundit e filmonte me celular në Kuvend, aty ku Tahiri mori pjesë pas 6 muajsh mungesë.

Tahiri ka publikuar një video live me Arian Çanin pak minuta para nisjes së emisionit ‘Zone e lirë’, ndërsa i ka kërkuar Berishës të hapë një studio dhe të punojë si kameraman.

“Doktor bën mirë të hapësh një studio dhe të shkosh si kameraman nëpër dasma, ditëlindje e syntelliqe. Jam i bindur se të shkon shumë si punë. Hajde me suksese doktor”- ka thënë Tahiri në videon live.

Cani: Unë vura re se sikur të pëlqeu filmimi që të bëri Berisha në Kuvend?

Tahiri: Nuk e prisja qe një ish-kryeminator të bënte atë veprim.

Share: