Home KRYESORE Deportimi i gylenistëve u shkel Kushtetuta

Deportimi i gylenistëve u shkel Kushtetuta

Deportimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, ka shkelur një mori aktesh ligjore, por edhe vet aktin me të lartë juridik në Kosovë, Kushtetutën.

Njohës të sistemit të drejtësisë, e quajnë shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi mënyrën e deportimit të gjashtë shtetasve turq. Për këtë aksion, kryeministri Ramush Haradinaj, kërkoi largimin nga detyra ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, i cili dha dorëheqje nga kjo pozitë, si dhe shefit të AKI-së, Driton Gashi, i cili ende nuk e ka dhënë asnjë qëndrim zyrtar nëse e ka lëshuar këtë pozitë apo jo.

Ministri Abelard Tahiri në një adresim para deputetëve të mërkurën kur u mbajt një seancë e jashtëzakonshme për deportimin e gylenistëve, pati thënë se rasti tyre nuk ka të bëjë me ekstradim. Tahiri ka thënë se prej sa është në detyrën e ministrit, Qeveria e Turqisë ka bërë kërkesë për ekstradimin e 47 shtetasve turq, por asnjë nga këta nuk është ekstraduar.

360grade.al

Share: