Home KRYESORE Gjendet kokainë në lokalin e Bllokut, arrestohet administratori, Emri…

Gjendet kokainë në lokalin e Bllokut, arrestohet administratori, Emri…

Gjatë natës së të dielës është ushtruar kontroll në lokalet e natës në zonën e frekuentuar të Bllokut dhe është gjetur një sasi kokaine. Policia tha se ka arrestuar administratorin e “De Charme”, 37 vjeçarin Orial Peçi.

Ai akuzohet për “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “ Përshtatje lokali për përdorim droge”, thuhet në njoftimin e policisë. Po kështu dy persona të tjere po ndiqen në gjendje të lirë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në rrugën “Pashko Vaso”, janë gjetur 7 doza lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë. Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit O. P., për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Përshtatja e lokaleve për përdorim droge” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 285/a Kodit Penal dhe për veprën penale “ Moskallzim Krimi”, në ngarkim të shtetasve E. B., dhe A. Ç., parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë së kryeqytetit./Opinion.al

Share: