Home KRYESORE Ish-shefi i CIA-s, Mike Pompeo konfirmohet sekretar shteti

Ish-shefi i CIA-s, Mike Pompeo konfirmohet sekretar shteti

Ish-drejtori i CIA-s, Mike Pompe, është votuar për sekretar shteti, duke i dhënë fund kështu një beteje tepër të vështirë konfirmimi.

Më parë, ish-drejtori i CIA-s, është akuzuar nga demokratët si mbrojtës i pikëpamjeve anti-myslimane dhe homofobike.

Senati amerikan votoi me 57-42 vota, duke e miratuar atë si diplomatin më të lartë të SHBA-së dhe numri dy i presidencës së Donald Trump.

Paraardhësi i tij, Rex Tillerson u shkarkua muajin e kaluar nga presidenti përmes një mesazhi në Twitter.

Ky aprovim nga senati, duket se ka ardhur në kohë për të, pasi pritet të udhëheqë një delegacion të SHBA-së në Bruksel, për të diskutuar me ministrin e Jashtëm të NATO-s këtë fundjavë.

Ish-drejtori i CIA-s, mendohet se kohët e fundit është takuar në mënyrë sekrete me Kim Jong-unin për të përgatitur terrenin për bisedime direkte mes diktatorit korean dhe Presidentit amerikan, Donald Trump.

Share: