Home KRYESORE Lirohet brenda 24 orëve ish-gruaja e Mirit të Xhikes

Lirohet brenda 24 orëve ish-gruaja e Mirit të Xhikes

Eshtë lënë e lirë bashkëshortja e Fatmir Ramës, i njohur ndryshe edhe si ‘Miri i Xhikes’, i vrarë në 2006. Manjola Prifti, u arrestua dje dhe u lirua sot nga Gjykata e Tiranës.

Gjykatësi Arben Micko ka vendosur ndaj 43-vjeçaren masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.
Ndalimi i saj nga Policia e Tiranës u bë për llogari të drejtësisë italiane. Prifti rezulton e shpallur në kërkim ndërkombëtar e dënuar nga Gjykata italiane me 7 vite e 3 muaj burg për ‘pjesëmarrje në organizata kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike’.

Cfare tha policia dje per ndalimin e saj:

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë bërë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të shtetases:
Manjola Prifti, 43 vjeç, banuese në Tiranë.

Kjo shtetase ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi:
Autoritetet Gjyqësore Italiane, e kanë dënuar shtetasen Manjola Prifti me 7 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burg, për veprën penale

“Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” bazuar në nenin 110 të Kodit Penal Italian dhe Neni 73 e 74 të Dekretit të Presidentit Italian nr. 309/90. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë./opinion.al

Share: