Home Gjeo-Ekonomia “Lufta” Kinë-SHBA, rrisin taksat për produktet e tyre

“Lufta” Kinë-SHBA, rrisin taksat për produktet e tyre

Veprimet e Donald Trump po çojnë, ashtu siç ishte parashikuar, drejt një lufte tregtare me Kinën: paralajmërimeve të Uashingtonit për taksa shtesë mbi 1300 produkte kineze, Pekini iu përgjigj me masa të së njëjtës natyre: Tarifa tregtare prej 25% do të rëndojnë mbi 106 mallra amerikane, përfshirë Sojën, lëngun e portokallit, makinat e deri dhe avionët.

Me këtë ritëm, ping pong-u i taksave po merr trajtat e një konflikti të vërtetë tregtar, fillesat e të cilit gjenden tek vendimi i Amerikës për të rritur me 25 % tarifat e çelikut e 10% ato të aluminit nga Kina e vende të tjera nën argumentin e sigurisë kombëtare.

Por deri tani përplasjet kanë qenë verbale, sepse nuk është ende e qartë se kur mund të hyjnë në fuqi tarifat e shpallura nga te dyja vendet, apo nëse ndërkohë, me shpresën e arritjes se një marrëveshjeje, vrulli i tyre do të bjerë.

Pekini thotë se momentin e vendosjes së taksave të reja do ta njoftojë veçantë, ndërsa qeveria amerikane ka në plan të mbajë një dëgjesë publike për bizneset amerikane muajin e ardhshëm, ku do t`i informojë mbi lëvizjet e saj.

Ekonomisti Aidan Yao, i firmës “Axa Investment Managers”, mendon se qëllimi i vërtetë i të gjithë kësaj situate nuk është përshkallëzimi i saj deri në luftë tregtare, por që asnjëra nga palët të mos shfaqë shenja dobësie.

Një tjetër ekspert, Tommy Xie, i bankës së “Singaporit OCBC”, ka bindjen se tarifat nuk do të zbatohen edhe për disa muaj të tjerë, por nëse bisedimet gjate kësaj periudhe kohe dështojnë, atëherë lufta tregtare sipas tij, do të jetë e pashmangshme.

Top Channel

Share: