Home KRYESORE Tragjike/ Lamtumira e fundit për kameramanin që kishte pasion zhytjen!

Tragjike/ Lamtumira e fundit për kameramanin që kishte pasion zhytjen!

Sot percillet ne banesen e fundit Armando Hallvaxhiu, 34-vjecari, qe u gjet dje i pajete ne vendin e quajtur Shpella e ”Haxhi Ali-ut”, ne Vlore.

“News 24” ben me dije se ceremonia e lamtumires per kolegun e tyre do te mbahet ne oren 15:00, ku ai do te percillet ne varrezat e Tufines.

I riu ishte i njohur per pasionin e tij te madh per zhytjen dhe ne profilin e tij ne Facebook ka pafund postimi qe e faktojne kete. Ai punonte si kameraman ne televizionin News 24, ndersa kishte dhe nje tjeter pasion te madh, zhytjen dhe ate cfare fshihte bota nenujore.

Njoftimimi i policise:

Vlorë
Informacion paraprak

Më datë 22.04.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në Karaburun në vendin e quajtur Shpella e ”Haxhi Ali-ut”, është mbytur shtetasi A.H., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili merrej me zhytje.

Trupi i pajetë po transportohet në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share: