Mediat gjermane kanë publikuar pamjet nga sulmi i pasdites së sotme në qytetin Munster të Gjermanisë, ku një furgon i drejtuar nga një person i cili më pas vrau veten, shkeli mbi turmën duke lënë të vdekur 3 persona dhe plagosur 30 të tjerë.
Policia lokale po heton ende nëse ka të bëjë me një sulm terroris ndersa ai ndodh pikërisht në 1 vjetorin e sulmeve në Stokholm, ku ndodhi një sulm i ngjashëm me atë të sotmin në Munster.
Mund të jetë një rastësi e trishtë, por hetuesit gjermanë po vlerësojnë mundësinë e një lidhje midis dy episodeve dhe sigurisht te kontrollojne panikun e opinionit.