Home KRYESORE 2 Hoxhët që kënduan në kalanë e Prezës… Nga Ylli Dylgjeri

2 Hoxhët që kënduan në kalanë e Prezës… Nga Ylli Dylgjeri

30 vjet më parë, këtu, në këtë kështjellë,  në Prezë të Tiranës kam punuar për 1 vit si Përgjegjës i Shtëpisë së Kulturës. Ruaj kujtime te mrekullueshme nga banoret e këtij fshati punëtor.

Kujtoj mes miqve e kolegëve edhe ish Kryetarin e Këshillit të Prezës, zotin Haxhi Loka. Më priti ditën e parë të punës, më uroj mireseardhjen, dhe me një gotë raki përpara, më pyeti: Mire bëre që erdhe këtu vullnetar, por a di ti biesh ndonjë vegle muzike Ti?

Ja ktheva: Sa të jem këtu do ta mësoj një vegël, por nuk di a do të dini të kërceni Ju o Kryetar!

Ishte koha kur duhej gjallëruar kultura në fshat.
Kaluan 30 vite, nga ajo kohë, e sot ambjentet e kalasë së Prezës kanë ndruar sërisht destinacionin!

Në zyrat e ish Shtëpisë së Kulturës ne Kala është futur Hoxha i fshatit. Eshtë bërë xhami. Eshtë ngritur dhe një minare absurde në oborr të kalasë!!!

Pra kalaja përjetoi në këto 30 vite edhe dy kohë te tjera. U kënduan 2 këngë. Një herë e Hoxhë Enverit, dhe sot e Hoxhës së fshatit …Asnjëra nuk shkon!

Në këtë kala duhet të këndojë Historia.

Share: