Home KRYESORE Aksidentohet autobusi, 23 persona të plagosur në Pejë!

Aksidentohet autobusi, 23 persona të plagosur në Pejë!

Një autobus me pasagjerë është aksidentuar në vendin e quajtur “Dedesh” të Komunës së Pejës. Raportohet se 23 persona janë lënduar. Sipas drejtorit të Spitalit Rajonal të Pejës, Skender Dresha, të aksidentuarit janë nga Ferizaj dhe i takojnë një shoqate të grave, raporton Klan Kosova.

Dresha tregoi se të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën, disa me fraktura trupore dhe lëndime sipërfaqësore, ndërsa për momentin njëri prej tyre ndodhet në sallë të operacionit për trajtim të thyerjes së nofullës. “Të gjithë janë nën observim të mjekëve dhe janë vendosur nëpër reparte përkatëse”, ka deklaruar drejtori i spitalit, Skender Dresha.

PS, Foto nga arkivi

Share: