Deputeti demokrat i Shkodrës, njëherësh pedagog në UET, Romeo Gurakuqi duke folur në Komisionin e Medias shtroi tre pyetje akuze, dy për arsimin dhe një për policinë.
Tre pyetje-denoncimet e Romeo Gurakuqit:
1.Kërkoj një shpjegim, nëse është e vertetë se javët e fundit, një përfaqësues i qeverisë ka marrë pjesë në bisedime jo zyrtare për të përcaktuar kalimin e pronësisë së disa institucioneve arsimore private nga një grup politik jo shqiptar në pronësinë e një grupi tjetër politik. Cili është autorizimi? Mbi çfarë baze ligjore është transferuar pasuria e këtyre shkollave. Si është mbrojtur interesi publik dhe a mundet që ekzekutivi i një vendi të kryejë bisedime private, gjë që mund ta bëjë gjykata civile?
2. Ia kam thënë Ministrisë së Arsimit disa herë dhe po e kërkoj edhe publikisht: Pse drejtuesit politik të PS vazhdojë të jenë drejtorë të shkollave të mesme në disa shkolla publike të vendit?
Deputetët e zonave kanë vënë militantë partie që zhvillojnë aktivitet politik në shkolla: Kur do të hiqen këto drejtorë, kur do të vendosen në drejtim mësuesit më të mirë?
3. E treta ka të bëjë me policinë e shtetit: Ajo arreston qyetarë të lirë natën si në diktaturë, gjakos gazetarë, survejon me agjente speciale selinë e PD dhe nuk ndërhyn në njësitë e PS në Tiranë. E njëjta polici eliminon dosjet e politkanëve. Duhet të ndryshojë kuadri ligjor, në mënyrë që Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit të kenë kompetenca të ndara. Aktualisht emërimet i bën Xhafaj, drejtori i policisë është kthyer në noter.