Lideri demokrat i opozites, Lulzim Basha, ka dalë vetë pasditen e sotme në rrugë e bar-kafe dhe po dorëzon qytetarëve të rastësishëm ftesat për protesten e neserme.
“Me qytetarët e Tiranës për pjesëmarrje masive nesër në protestë, ora 11.00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të bashkohemi të gjithë si qytetarë kundër krimit dhe kundër drogës për Shqipërinë Europiane”, shprehet ai ne trasmetimin live ne rrjetet sociale.