Home KRYESORE Deputeti Gurakuqi fton kryeprokuroren te hetoje regjistrimin e te dhenave private te...

Deputeti Gurakuqi fton kryeprokuroren te hetoje regjistrimin e te dhenave private te qytetareve.

Nga Romeo Gurakuqi

Ministria e Arsimit dhe Sporteve nuk eshte i vetmi institucion qe jep urdhera per regjistrimin e te dhenave private te qytetareve. Edhe Ministrja e Shendetesise dhe e Perkrahjes Sociale, mbi bazen e urdherit te dhene nga Kabineti i Kryeministrit, per mbledhjen dhe plotesimin e database te pacienteve, ka urdheruar te gjitha drejtorite rajonale te shendetesise, te bejne regjistrim te ngjashem, te te dhenave private per pacientet. Ky regjistrim eshte urdheruar te kryhet permes nje personi te caktuar per cdo qender shendetesore.

D.m.th., me urdher te Kryeministrit Edi Rama, te dhenat private te te gjithe qytetareve shqiptare, duhet te vendosen ne sistemin e drejtuar politikisht, te Ministrise se Puneve te Brendshme, Ministrise se Arsimit dhe Sporteve, Ministrise se Shendetesise dhe perkrahjes Sociale.

Kam mbi dy vite qe kam denoncuar kontrollin ilegal te te dhenave private nga Drejtoria e OSSH Tirane, ne bashkepunim me Ministrine e Sajmir Tahirit, per llogari te qendres informatike te PSSH.

Sot, metastazat e kontrollit policor komunist te shoqerise, jane shtrire ne cdo pore te administrates shteterore.

Ftoj Prokuroren e Pergjithshme zonjen Arta Marku, qe eshte betuar mbi Kushtetute, te hape nje hetim KRYESISHT mbi rastin, mbi bazen ku eshte mbeshtetur urdherdhenia dhe perdorimi i dhenave private te qytetareve.
#SHTETIIPARTISESOCIALISTE

Share: