Dashi
Sot pritet të jetë një ditë e mirë me Marsin që ju ripërtërit energjitë dhe me Hënën që do t’ia intensifikojë raportet ndërpersonale. Duhet të konsolidoni pozitat para se të jetë vonë. Mirë shëndeti.
Demi
Me Afërditën në mbështetjen tuaj sot mund të keni më shumë pasion dhe dëshirë për të bërë diçka, por edhe për të realizuar një synim tuajin. Një mik mund t’ju sjellë zhgënjim e kjo ju brengos.
Binjakët
Ju këshillohet të mundoheni të ruani qetësinë, pasi Marsi i ndodhur në një orbitë të papërshtatshme është stressues për ju. Sidoqoftë Hëna e mirë ju “jep një dorë” në raportet ndërpersonale”.
Gaforrja
Mos u shqetësoni nga konkurrenca, qoftë edhe e pandershme sepse ju keni talentin dhe aftësitë që nuk i kanë të tjerët, kështu që në fushën ku operoni, nuk mund t’ju përballojnë dot. Humori i ndryshueshëm për shkak të Hënës.
Luani
Sot parashikohet një ditë përgjithësisht pozitive për ju, ndonëse në orët e para të ditës së sotme mund të keni ndonjë mosmarrëveshje apo kundërkohë që ju vonon paksa. Më të matur në hapat që hidhni.
Virgjëresha
Sot është Urani ai që mund ta bëjë më komplekse situatën yjore, prandaj pritet të jeni jo vetëm konfuzë, por edhe disi apatikë. Eshtë një moment në të cilin duhet më shumë forcë karakteri për t’ia dalë mbanë.
Peshorja
Sot do të filloni të perceptoni se situata nuk ëshë edhe aq e keqe dhe gjërat duket se po fillojnë të lëvizin për mirë, sidomos në aktivitetin tuaj ekonomik. Më tolerantë ndaj kolegëve . Mirë shëndeti.
Akrepi
Edhe pse pozicioni aktual i juaji është nga më të mirët, ndihma e një miku do të jetë shumë e çmuar. Por kjo s’do të thotë se duhet të vazhdoni të jeni aq dorëlëshuar. Mirë dashuria.
Shigjetari
Vërtet që indiferenca nganjëhere duhet por ka rrethana negative të cilat nuk mund të injorohen më, prandaj duhet të hapni sytë të mos ziheni në befasi. Saturni ju bën kërkues e këmbëngulës.
Bricjapi
Marsi dhe Saturni janë yjet më aktivë në qiellin tuaj e kjo do të bëjë të jeni të vrullshëm e ndonjëherë edhe të nxituar prandaj tregoni më shumë kujdes. Mos u jepni shumë rëndësi vogëlsirave.
Ujori
Duket se sot mund të jetë dita e duhur të kërkoni atë që pretendoni prej kohësh, pasi keni yjet e mirë në mbështetje. Jeni të palodhur në punë po duhet të jeni më të disponueshëm ndaj partnerit.
Peshqit
Mos u ankoni se s’keni kohë nëse tregoheni të plogët e gati indiferentë ndërkohë që të tjerët ecin përpara. Mirë shëndeti, por Humori juaj le për të dëshiruar për shkak të Hënës negative.