Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj ka rifituar lirinë.
Ai u arrestua në mes të muajit mars për abuzime me pronat në bregdet tek Rana e hedhun në Shëngjin.
Në fillim iu caktua masa e sigurimit personal “arrest shtëpie” më pas në Apel u la prapë në arrest shtëpie, por me të drejtën që të takonte njerëz në shtëpi.
Sot ai ka rifituar lirinë, dhe praktikisht mund të rikthehet dhe në punë, pasi gjykata e Lezhes e rivlerësoi masën duke e lënë në “detyrim paraqitje”