Home KRYESORE Rama flet për kokainën dhe sulmon Krimet e Rënda

Rama flet për kokainën dhe sulmon Krimet e Rënda

Pjesë nga fjala e Ramës në Parlament:

Çështja e kokainës, që këtyre u ka mbirë në gojë, nuk është problemi ynë, por i tyre. Sepse historia e kokainës së kapur në shkurt nga ne, nga agjencitë tona ligjzbatuese, dhe arrestimi i atij personit (Arber Çekajt) është e lidhur me një histori që ka filluar më parë dhe të cilën Prokuroria e Krimeve të Rënda duhet ta kishte hetuar më parë. Ne nuk jemi si këta, që marrim informacione dhe copa letrash dhe të bëjmë gjyqin tjetrit…ne presim, ne kemi durim të madh edhe pse kjo ka kosto të madhe në perceptimin e opinionit publik se këtu problemi qenka qeveria.

Prokuroria për Krimet e Rënda nuk e hetoi çështjen e mëparshme që ka lidhje me kokainën që u kap në Durrës. Kjo prokurori i taposi hetimet.

Share: