Home KRYESORE Mos i humbisni thëniet e Gramoz Ruçit/ Holandezët skeptik?

Mos i humbisni thëniet e Gramoz Ruçit/ Holandezët skeptik?

Gramoz Ruci del rrallë përpara mediave në konferenca apo studio televizive, por ama kur del godet, si sot… kur u nis të fliste për Ditën e Europës, por përfundoi duke lëshuar gallata për holandezët, që janë skeptik dhe kanë shprehur hapur qendrimin se Shqipëria nuk është gati për të hapur negociatat.

Kur u pyet nga gazetarët se qendrimi i deputetëve holandez që vizituan Shqipërinë është kundër hapjes së negociatave, Ruçi tha:

“Nuk mund ta njollosin Shqipërinë një grusht kriminelësh në Holandë. Prostitucionin dhe drogën nuk e shpikën shqiptarët, por e gjetën në Europë. Kanabisi është një njollë e zezë për Shqipërinë, por fara a kanabisit dhe teknologjia vjen nga Holanda. Edhe tregu i shitjes së kanabisit është Holanda”, tha ai.

Por nuk u ndal me kaq. Më tej ai përmendi si sukses të vendit, faktin se tre artistë shqiptarë marrin pjesë në Eurovision.

“Shqiptarët që jetojnë në vendet e BE-së janë kontribues. Në Eurovizion konkurrojnë 3 shqiptarë jo holandezë. Unë e kam ndjekur Milanin dhe i kam idhull ato hollandezët që kanë luajtur dikur, por shembulli i Igli Tares në Itali është shembulli më i sukseshëm që kërkohet në të gjithë Italinë nga klubet sportive. Po ashtu ka me dhjetëra lojtarë dhe instrumentistë shqiptarë që vlerësohen në botë”, u shpreh ai.

Kështu sipas Ruçit ne e meritojmë hapjen e negociatave…./Opinion.al

Ndiqni deklaratat e tij në dy videot më poshtë:

Share: