Home KRYESORE Në pikëpyetje takimi i 12 qershorit mes Trump dhe Kim Jong Un

Në pikëpyetje takimi i 12 qershorit mes Trump dhe Kim Jong Un

Koreja e Veriut thotë se mund të tërhiqet nga takimi me presidentin amerikan, Donald Trump nëse SHBA në mënyrë të njëanshme insiston që ajo të heqë dorë nga armët bërthamore.

Takimi i paralajmëruar mes Trump dhe liderit koreano verior Kim Jong-un, pritet të mbahet më 12 qershor. Por në një deklaratë të ashpër, zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, akuzoi SHBA se po bën deklarata të padrejta dhe se po fsheh qëllimet e vërteta. Ai drejtoi gishtin nga këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit Trump, John Bolton.

“Ne kemi hedhur dritë mbi Bolton edhe në të shkuarën dhe nuk i fshehim ndjenjat tona të pakënaqësisë me të”,- tha Kim Kye Gwan.

Marrëveshja për një takim mes Kim Jong-un dhe Donald Trump erdhi pasi Koreja e Veriut tha se ishte e angazhuar të denuklearizonte gadishullin korean.

Se çfarë do të thoshte kjo ekzaktësisht, mbetet e paqartë, por Koreja e Veriut ftoi mediat e huaja të ndiqnin ceremoninë e nxjerrjes jashtë funksioni të sajtit të saj kryesor bërthamor, më vonë këtë muaj.

Sidoqoftë, deklaratat e fundit kanë shembur bazat për një marrëveshje bërthamore në të ardhmen dhe kanë veshur gjithçka me hije dyshimi.

Zëvendësministri i Jashtëm i Penianit dihet se është i respektuar nga lidershipi koreano verior dhe ka marrë pjesë në negociatat me SHBA edhe më herët.

Dhe ka shumë pak shanse që komentet e tij të mos kenë edhe mbështetjen personale të Kim Jong-un. John Bolton, që njihet si konservator, gjatë fundjavës sugjeroi që Koreja e Veriut mund të ndiqte modelin libian të çarmatimit bërthamor, një model që shumë analistë thonë se mund të ketë alarmuar Veriun, duke marrë parasysh fatin e lidershipit libian./lapsi.al

Share: