Home KRYESORE Neni për ekstradimet/ Ngjela i del në mbrojtje Xhafajt…

Neni për ekstradimet/ Ngjela i del në mbrojtje Xhafajt…

Nga Spartak Ngjela

Turp për të djathtën shqiptare që dhe një nen patriotik që kemi bërë, e quajnë shkelje.

Nuk më duhet fare kush është Fatmir Xhafaj, por nëse është tërësisht me politikën amerikane, kjo sot është vlerë historike.

Kurse neni i procedurës për ekstradimin që u përfol, është një dinjitet kombëtar, kur shqiptarët në disa vende perëndimore i trajtojnë me racizëm të hapur. Nuk e di nëse e ka bërë Xhafaj këtë nen, se pavarësisht nga njohja që kam më të, nuk e kam menduar kurrë se mund të jetë kaq kurajoz sa të godasë racizmin antishqiptar të grekëve etj.
Po e ka bërë ai, bravo i qoftë.

Janë mijra shqiptarë të pafajshëm që vuajnë dënime drastike në Itali, në Greqi dhe në Belgjikë… dhe shteti shqiptar është treguar një maskara politik se ka pasur frikë ngaqë ministrat shqiptarë kanë qënë të korruptuar.

Unë personalisht kam bërë shumë gjyqe në Perëndim dhe e njoh mirë këtë situatë anti shqiptare.

Dispozita që pashë, është ngritje e dinjitetit të shqiptarit. Kushdo që e ka bërë atë, dhe cilido qoftë motivi i tij.

Share: