Home KRYESORE Pas ekstradimit të Haxhisë nga Turqia, flet avokati i tij

Pas ekstradimit të Haxhisë nga Turqia, flet avokati i tij

Pas ekstradimit të ish-trupojës së Sali Berishës nga Turqia, avokati i Izet Haxhisë, Fran Dashi, ka folur për klientin e tij në një lidhje telefonike për ‘Studio e Hapur’.

Avokati tha se nuk e ka takuar klientin e tij sot, pasi ishte i lodhur, por do e takojë nesër në drekë.

Fran Dashi tha se veprimi i parë që do kërkojë për klientin e tij do jetë ajo e rihapjes së dosjes.

Biseda e zhvilluar në “Studio e Hapur”:

Gazetarja: A e keni takuar klientin tuaj?

Avokati:Jo. Ai është ekstraduar sot dhe është transferuar në burgun 302. Për shkak të lodhjes nuk e takova sot, por do e takoj nesër nga dreka.

Gazetarja: Veprimi i parë që do bëni ju?

Avokati: Dua të ndaj me ju se unë jam një përfaqësues ligjor i Izet Haxhisë, dhe nuk jam përfaqësues politik. Unë kam për detyrë ta mbroj nga ana proceduriale.

Gazetarja: Veprimi juaj i parë procedural?

Avokati: Ekstradimi ka ndodhur si gjithë të tjerët. Ne do shkojmë drejt rihapjes së dosjes, pasi ai është gjykuar në mungesë dhe nuk është pyetur apo ka dhënë deklarata.

Gazetarja: Është arsye për t’u rihapur çështja sipas ligjit?

Avokati: Po, e parashikon ligji.

s.a/dita

Share: