Home KRYESORE Prokurori-Tahirit: Ke shkuar me skaf në Greqi, ke takuar Habilajt

Prokurori-Tahirit: Ke shkuar me skaf në Greqi, ke takuar Habilajt

Prej dy orësh po vazhdon në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca për masën e sigurisë së Saimir Tahirit. Ish-ministri i Brendshëm është prezent në seancë bashkë me avokatin Maks Haxhia. Ai është përballur me prokurorët, dhe ka mohuar akuzat e ngritura prej tyre.

Gjate seances, Prokurori Besim Hajdarmataj deklaroi se janë dërguar letërporosi të reja, dy në Itali dhe një në Mal të Zi, dhe po priten pergjigje qe do te ndihmojne me tej hetimet.

Në letërporositë e dërguara konfirmohet blerja e bizhuterive me vlerë 5 mijë euro. Dyqani në Italia e ka konfirmuar blerjen, por nuk është e saktësuar nëse dhuratat i ka përfituar Tahiri. Është nisur letërporosi e dytë, për të dhënat se kush është personi që i ka blerë, dhe nëse janë marrë nga Tahiri si dhurata.

Tjetër letërporosi është dërguar në dyqanin Hugo Boss dhe në Malin e Zi, aty ku Tahiri ka bërë disa lëvizje.

Po kaq prokurori ka deklaruar se Tahiri ka udhëtuar me skaf në Greqi, ku është takuar me Artan Habilajn.
Prokurori Hajdarmatjaj: “Në gusht në 2014-ës ke udhëtuar në Greqi me një skaf në emër të Orges Liperit. Ke shkuar në Korfuz e Lefkadha. Skafi ka pësuar defekt, Tahiri ka thirrur punonjësin e policise që ka udhëtuar me Artan Habilaj, me Audin që i ka shitur atij. Në Greqi Artan Habilaj ka drekuar dhe darkuar Tahirin”./opinion.al

Share: