Home KRYESORE Qori: Vetëm në Shqipëri, lidhje direkt midis politikës dhe ekonomisë së nëntokës

Qori: Vetëm në Shqipëri, lidhje direkt midis politikës dhe ekonomisë së nëntokës

Pedagogu Arlind Qori i ftuar në “360 Gradë” në Ora News se në Shqipëria, paratë e drogës janë bërë si “opium”. Ai thotë se është shqetësuese se si politikanët kanë lidhje të drejtpërdrejta me krimin.

Qori: Ç’rol luan ekonomia e drogës në ekonominë shqiptare dhe pastaj në sistemin ekonomik. Mua më duket se droga është bërë si opium për ekonominë. Droga, i mundëson elitës politike të akumulojë pasuri pa futur dorën drejtpërdrejt, për shembull tek pensionet. Droga nuk ka vlejtur vetëm në fushatë. Qeveria ka arritur të blejë edhe një lloj paqe të brishtë për këtë. Nëpërmjet eksportit të lëndëve narkotike arrin të krijojë flluska dhe i fut ato në ekonomike, janë këto ndërtimet. Qeveritë kanë nevojë të vjedhin dhe nga ana tjetër është e interesuar edhe për paqen sociale.

Mua nuk më çudit që një vend si Shqipëria politikanët kanë një marrëdhënien me ekonominë e nëntokës. Ajo që më habit është pse kjo marrëdhënie është e pa ndërmjetësuar. Bie fjala, pse me makinën e ish-ministrit të Brendshëm dyshohet fort që është bërë trafik. Pse ish-ministri i Brendshëm ose ndoshta edhe ministri aktual, kanë lidhje të drejtpërdrejta me ekonominë e nëntokës.


360grade.al

Share: