Home KRYESORE Saimir Tahiri dorëzon mandatin e deputetit

Saimir Tahiri dorëzon mandatin e deputetit

Saimir Tahiri dorëzon mandatin e deputetit. “Ja ku më keni si qyetar të thjeshtë. Fuqia ime eshte e verteta ime. Do i shkoj deri ne fund. Unë jam Saimir Tahiri. S’kam nevojë të fshihem siç bëjnë palaçot e politikës”.
Unë nuk jam rac e atyre që rrinë në parlament.

Unë nga sot dorëzoj mandatin tim të deputetit. Do të hetohem nga sot si qytetarë i thjeshtë. Do përballem me ligjin, si të gjithë qytetarët.

Kjo nuk është ndeshja ime e fundit, është e para. Nga sot nuk jam më deputet dhe do përballem me këdo.

FJALA E PLOTE E SAIMIR TAHIRIT

Unë prita për dy javë resht që të flisja në parlament, por me pengoi cizmja dhe mielli. Jam këtu për të ndarë me ju një qëndrim timin.  Kam 6 muaj që hesht dhe dëgjoj lloj lloj race që nuk ka lënë gjë pa thënë sa të kisha qeverisur për 30 vite dhe në vend të të gjithëve para meje nuk do të kisha imgjinuar kaq akuza për veten time.

Nga kriminel, trafikant apo kokë e mafies, apo dru i shtrembër, këtë e kam quajtur “kur gjyqin ta bën djalli”.

Kur gjyqin ta bën djalli, jo se unë jam engjëll, pasi kam gabimet, por jo të ma bëjë ajo racë që nga politika ka vjedhur dhe nuk ka bërë asgjë. Kanë thënë se më mbrojtur Rama, shumica apo imuniteti, nuk dua dhe as më duhet të mbrojë askush dhe asgjë. Tani dëgjoj që jam bërë pengesë për integrimin e Shqipërisë. Nuk rri në parlament për të pasur paprekshmëri dhe jo të kem shans të pengoj rrugën e integrimit. Kam gjashtë muaj që hesht, mjerë njerëzit që i dëgjojnë këta palaço.

Unë kam tetë vite në parlament dhe duket sikur kam 80. E vërteta ka një cmim edhe gënjeshtra ka një cmim më të mirë, por çmimi i lirisë është më i vlefshëm se ai i karrierës sime. Por kur dëgjoj këta në parlament si vajtore dhe luten në emër të popullit, kërcënojnë apo shajnë, apo kërkojnë edhe falje në emër të popullit dhe këta luajnë teatrin e zakonshëm dhe populli mban dhe dëgjon dhe kur i shoh ngushëllohem disi. Sa kanë bërë për puna është shumë pak nga ajo që i kanë bërë popullit. Të vrasin natën dhe të qajnë ditën, hajduti flet për ndershmëri.

Heshtja ime del nga manuali i shumicës së politikës sot, por sa di kushdo që do të ishte në pozitën time. Unë akuzohem për trafikant, unë drejtësinë do e pres dhe kërkoj në gjykatë, por pyes veten, këtë gjyqin publik, që më bëjnë këta që kanë qeveritar 25 vite. Më akuzon Basha, që nuk u lodh duke vjedhur dhe vrarë dhe nuk u gjykua. Mbi 200 mln euro vjedhje, as u hetua dhe u gjykua, shkonte në Lazarat kur droga ishte lum. Sot del si shul dhe më akuzon mua. Më akuzon Berisha, që vetë kanë qenë dhe janë pas murit të pandëshkurshmërisë për vrasje. E kanë rrënuar Shqipërinë më keq se cdo pushtues. Më akuzon Monika dhe Ilir, që nga do që ti kapësh nuk ka ujë të shenjtë që tu heq njollën. Për mua nuk del një shqiptar që të thotë se jam hajdut, tendera apo të tjera, unë rroj edhe do të përballem edhe për këtë akuzë, por këta të mjerë si rrojnë? Si ia hodhën drejtësisë, blenë gjyqtarë prokurorë dhe shpërndarë tendera. Me këta kanë blerë rehatin, duke blerë kundërshtarin në parlament, duke blerë heshtje në bodrumet e parlamentit. Duke blerë gazetarët të huaj, ambasadorë, deputetë të huaj në kurriz të popullit dhe më bëjnë mua moral.

Ndaj ndeshja ime sot, duket si kurriz i përkulur, nëse ndokush heshtjen time e ka marrë për nënshtrim për dobësi, frikë apo dorëzim, nuk më paskeni njohur fare, as jam dorëzuar dhe nuk kam ndërmend. Iu drejtohem edhe kolegëve të grupit, por nëse ka edhe një koleg të vetëm që fjalë dykuptimshme mund të drejtojë gishtin te unë, e ka gabim, duhet pak durim, po pres drejtësinë time. Unë nuk dua ti iki dhe as ti shmangem drejtësisë.

Unë nuk kam aq forcë për të gënjyer, por ama forcë për të vërtetën kam. Njëri vinte dhe më sugjeronte, se nuk isha unë, por Rama koka e drogës dhe kështu shpëtoja, unë heshta, tregtarët dhe pazarxhinjtë dolën në treg. Tani janë të gjithë bashkë përballë meje, unë këtu jam dhe do ia dal. Për turpin më të madh të qeverisë ku bëja pjesë, Visho Ajazi është ambasador. Ilir Meta sikur e do puna njëherë mbi palët… mbeta unë të dëgjoj avazin e Saliut dhe Lulit. Edi Rama në fillim i falënderoi për kontributet, ndërsa pasardhësi im ia kalo edhe Saliut edhe Lulit. Edhe kur mbyllëm lojërat e fatit mua dhe Ramën më akuzonin, 150 mln euro në vit që rripnin popullin. Por ndërkohë që në parlament bëhej sherr poshtë në korridoret e errëta u bënë bashkë dhe nuk e di nga doëln 10 vetë për të mbajtur peng ligjin, por prapë unë u akuzova, por këta dashnorët e popullit me media të blera i tha se edh ene që i mbyllëm ne kishim faj, unë i mbaj në kurriz prapë duke më bërë moral. Me Lulin dhe Saliun kanë vrarë, dhunuar dhe vjedhur, më akuzojnë mua për hashashin, e kishin aty 25 vite, mbollën varfëri dhe hajdutëri, e as hetohen e gjykohen. Nuk po e thotë njeri dhe nuk e di pse, shesin edhe dëngla. Sot thonë se po pengoj unë integrimin e Shqipërisë në BE, nëse ka edhe në Europë deputetë palaço që bëjnë prokurorin dhe gjyqtarin, kjo nuk është europa që unë dua. Edhe në Shqipëria ka depuetë pa koça dhe by… Oligarkët që i palluan në tendera me paratë e shqiptarëve duke paguar tre herë për një shkollë ti paguajnë sot nuk ua kam fajin unë. Unë jam shumë i vogël për të penguar integrimin.

Të gjithë atyre që qajën për Europën dhe në 25 vite e përdhunuan këtë vend cep e më cep. Vettingun e votuan si dele, tani bëjnë edhe vettingun e policëve të shkretë. Shumë mirë, të pastrohet policia, por kjo nuk bëhet në një ditë. Po pse nuk e filluam nga vetja me vettingun, deputetë, ministra, etj. Unë po hetohem e gjykohem është kaluar vettingun, palaçot që kanë qeverisur rri e i dëgjoj në kurizin tim. Ambasadorët flasin për mafiozë, ministrio i brendshëm numëron bandat, një tmerr që të largohesh dhe të marrësh valixhet. Ta më shumë vrasje, dropgë dhe prostitucion, por askush nuk ia nxin faqen vendit të tij. Kam marrë një vendim, unë dorëzoj mandatin tim të deputetit deri kur të zbardhet e vërteta unë nuk do të jem deputet, por një qytetar i thjeshtë. Me familjen e miqtë do të përballem me prokurorinë, gjykatën, drejtësinë, ligjin dhe palaçot në politikë që kanë vjedhur. Unë nuk do të dorëzohem në asnjë çast. Unë e jap imunitetin si qytetar i thjeshtë, unë këtu jam dhe do të jem përballë jush, fuqia ime është e vërteta ime, unë nuk do të resht që kërkuari të vërtetën.

Nuk kam fjalë mjaftueshëm ti falënderoj ata që më kanë mbështetur. Unë nuk jam nga ata që fshihem. Që sot kjo nuk është ndeshja ime e fundit, kjo është e para dhe do të vijojë deri kur t’ia dal, unë nuk jam më deputet, do të përballem me këdo, e ëvrteta mjafton dhe është më e fortë se cdo gjë tjetër. Jam përballë kujtdo dhe nuk do të përkulem. Sot them, unë nuk jam palaço, unë jam Saimir Tahiri dhe nuk kam nevojë për mandat, imunitet për t’u përballur me drejtësinë, por unë nuk jam dorëzuar kurrë e aq më tepër sot. Në një betejë që nuk e kam vetëm timen, se as drejtësinë dhe Europën nuk do na e falë njeri por do e fitojmë me kockat tona.

Share: