Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku një 57-vjeçar ka vrarë me thikë gruan e tij në sy të djalit të tyre 17-vjecar.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit në katin e parë të një pallati në Piacenza të Italisë, ndërsa shqiptari ka qëlluar tre herë në fyt gruan e tij 52-vjecare.
Krimi ka ndodhur pas një konflikti mes çiftit në guzhinë, ku burri ka rrëmbyer thikën dhe ka qëlluar gruan e tij në sy të djalit të tyre, raportojnë mediat italiane.
Djali telefonoi policinë, ndërsa shqiptari u vetëdorëzua disa çaste pas krimit në stacionin policor të Piacencës. Nuk dihen ende identiteti i viktimës dhe autorit, por çifti kishte pasur shumë grindje kohët e fundit./Opinion.al