Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e ka bërë zyrtare dorëzimin e mandatit të deputetit.
Në këto momente Tahiri dorëzoi në protokollin e Kuvendit të Shqipërisë shkresën zyrtare ku me vullnetin e tij deputeti Tahiri të lërë mandatin.
Më pas Kuvendi ja përcjell atë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, që më pas bën zëvendësimin me kandidatin pasardhës, i cili pritet të jetë Spartak Braho.
Megjithatë ky i fundit ende nuk ka një vendim nëse do të marrë apo jo mandatin e deputetit./syri