Home KRYESORE “Tronditet” Qeveria e Maqedonisë, ministri i Jashtëm paralajmëron dorëheqjen

“Tronditet” Qeveria e Maqedonisë, ministri i Jashtëm paralajmëron dorëheqjen

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov deklaroi se nuk sheh propozim më adekuat për zgjidhjen e kontestit nga Republika e Maqedonisë së Ilindenit rreth së cilës edhe dy anët biseduese janë pajtuar për zgjidhjen e kontestit.

Sipas tij, në deklaratën e dhënë për “TV 1”, Ilindeni gjendet në dy preambulat e Kushtetutës dhe këto janë dy shtyllat e shtetësisë, shkruan “Almakos”.

“Është e rëndë që të jesh për Maqedoninë dhe të mos jesh për Maqedoninë e Ilindenit”, deklaroi Dimitrov.

Në pyetjen për përgjegjësinë nëse nuk ka sukses procesi i bisedimeve për zgjidhjen e kontestit, ai tha se veten e vlerëson për përgjegjës.

“Menjëherë do të nënshkruaj dorëheqjen, nëse mendoj se kjo gjë do t`i ndihmoje Maqedonisë dhe nëse do të jetë më e mirë pa mua, nëse procesi do të jetë më i mirë pa mua. Çështja e përgjegjësisë time personale është a ka diçka që mund të bëj dhe nuk e bëra ose bëra diçka që nuk ndihmoi. Edhe pa përgjegjësi, nëse ka efekt dorëheqja ime për të ndihmuar, absolutisht jam gati në cilën do kohë të dorëhiqem”, deklaroi Dimitrov.
dimitrov


360grade.al

Share: