Home KRYESORE Trump ‘do të arrestohet’ për shkak të rusëve?

Trump ‘do të arrestohet’ për shkak të rusëve?

Prokurori special që po udhëheq hetimet për përfshirjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA, ka hapur në mars mundësinë e ftesës së prokurorisë për dëshmi të presidentit Donald Trump.

Këtë e ka bërë të ditur ish-avokati i tij, duke konfirmuar se hetuesit kanë nisur këtë masë të detyrueshme ndaj presidentit për të dëshmuar nën betim, ndaj të cilës Trump reagoi dje.

Avokati John Daud tha për AP se ekipi special i këshilltarit këtë temë e kishte shtruar në takimin me ekipin ligjor të Trump derisa po bisedonin në lidhje me kushtet për një dëgjim të mundshëm të presidentit, transmeton KosovaPress.

Mueller po heton jo vetëm përfshirjen e Rusisë së zgjedhjet presidenciale amerikane, por edhe një marrëveshje të fshehtë të mundshme me bashkëpunëtorët e Trump, si dhe mundësinë që edhe vetë presidenti të ketë penguar drejtësinë.

Trump dje pati komentuar në mënyrën e tij në Twitter: “Nuk ka pasur marrëveshje të fshehtë, kjo është e shpikur dhe nuk ka pengim të drejtësisë, kjo është kurdisje dhe kurth”.

360grade.al

Share: