25-vjeçari që plagosi me thikë babanë e nënën dhe më pas u hodh nga kati i 3-të i banesës mbrëmjen e së shtunës në Tiranë, ka ndërruar jetë në spital.
Sipas policisë, ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:00 në rrugën “Nasi Pablo”.
Mësohet se prindërit janë nën kujdesin e mjekëve, babai i tij, E. S., rreth 60 vjeç si dhe e ëma A. S., rreth 53 vjeçe.
Sipas hetimeve paraprake, gjithçka ka nisur pas një grindjeje mes të riut dhe të atit.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.