Home KRYESORE VIDEO/ Aksident në Greqi, kamioni kalon sipër makinave, vdesin 2 shqiptarë

VIDEO/ Aksident në Greqi, kamioni kalon sipër makinave, vdesin 2 shqiptarë

Një aksident i rëndë në Greqi i ka marrë jetën dy shqiptarëve. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 5:40 në kryeqytetin grek, Athinë, ku një kamion që drejtohej nga një 64-vjeçar kaloi barrierën ndarëse dhe goditi dy autovetura në lëvizje në krahun tjetër të autostradës.

Mediat greke shkruajnë se shoferi grek ishte në gjendje të dehur dhe humbi kontrollin mbi kamionin duke kaluar sipër autoveturave në rrugën nacionale Kifisos.

Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetasit shqiptarë Spiro Guri 60 vjeç dhe Dhimitër Pabuko, 65 vjeç. Po kështu ka mbetur e plagosur 34-vjeçarja shqiptare Blerina Guri, e afërme e një prej viktimave.
Momenti i aksidentit është fiksuar nga kamerat e sigurisë dhe u transmetuan nga televizioni Alpha.

Gruaja është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Policia ka ndaluar shoferin e kamionit dhe po kryen hetime për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share: