Ambasadori amerikan Donald Lu tha se largimi i disa politikanëve erdhi edhe për shkak të rolit të medias e OJF-ve, kur në fakt betejen për dekriminalizimin e bëri opozita. Ai permendi me emra deputete dhe kryetar bashkie që janë larguar tashme nga politika, dhe mes tyre permend Koco Kokedhimen.
“Për dekriminalizimin, gazetarë të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Mark Frrokun, Arben Ndokën, Elvis Rroshin, Aqif Rakipin, Koço Kokëdhimën, Shukri Xhelilin, Dashamir Tahirin dhe të tjerë.
Shoqëria civile shqiptare duhet të jetë krenare për shumë gjëra. Por ka ende shumë për t’u bërë, ndaj kemi punuar për të ndikuar që organizatat e shoqërisë civile të bëhen më të pavarura financiarisht dhe më të suksesshme”, tha ai.
Sakaq, ai beri thirrje per arrestimin e Balilit dhe Arber Cekajt, pronarit te kompanise ku u kap kokaina.
“Do të donim shumë që shoqëria civile të na bashkohej për peshqit të mëdhenj kriminalë. Klement Balili dhe Arbër Çekaj po kërkohen, Roshi dhe Frrokaj po ndiqen penalisht, hetimet po vazhdojnë ndaj Saimir Tahirit dhe Adriatik Llallës, askush nuk është mbi ligjin, i cili tani do të përballet si qytetar i zakonshëm pa imunitet. Të ngremë pritshmëritë që së shpejti të arrestohen dhe të ndiqen penalisht. Kjo është e ardhmja që të gjithë shqiptarët meritojnë”, tha ai./opinion.al