Home KRYESORE Takim në kuadër të Vitit Mbarë-kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

Takim në kuadër të Vitit Mbarë-kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

Nga Mevi Rafuna

Ambasadori i Shqipërisë z. Qemal Minxhozi dhe Kryetari i Komisionit Qeveritar z. Jahja Lluka, mbajtën sot takim në kuadër të Vitit Mbarë-kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

Ambasadori i Shqipërisë z. Qemal Minxhozi dhe Kryetari i Komisionit Qeveritar për vitin Mbarë-kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu z. Jahja Lluka, mbajtën sot takim ku diskutuan për ngjarjet të cilat do të zhvillohen nën kuadër të vitit të Skënderbeut.

Në veçanti u diskutua për shënimin 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e cila pritet t’i mbledhë gjithë krerët shqiptar nga tri shtete Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, poashtu përfaqësues të tjerë shqiptarë nga Mali i Zi, Presheva dhe viset tjera të Ballkanit dhe diaspora.

Ambasadori i Shqipërisë z. Qemal Minxhozi u shpreh i hapur për bashkëpunim në mes të Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Sipas z. Minxhozi ky vit përcjellë një mesazh të fuqishëm për kulturën, historinë dhe kombin shqiptarë.

Ndërsa; Kryetari i Komisionit Qeveritar për vitin Mbarë-kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu z. Jahja Lluka, theksoi se Komisioni të cilin ai e udhëheq tashmë ka filluar me shumë aktivitete të cilat përcjellen në disa fusha e si qëllim esencial kanë promovimin e kulturës dhe historisë shqiptare duke mos lënë që gjeneratat e reja të harrojnë vuajtjet nëpër të cilat kemi kaluar si komb.

Veç agjendës e cila ka filluar të zbatohet me eventet e saj z. Minxhozi propozoi që në Kalanë ne Prizrenit të mbahet një koncert me grupe të ndryshme të muzikës me zhanre që nga folklori deri te rock-u, e që do të promovonin shumëllojshmërinë e muzikës sonë të bukur, poashtu koncerti të vazhdojë të mbahet për çdo vit ku do të mblidhte rininë shqiptare nga të gjitha trojet.
Z. LLuka u shpreh i hapur për bashkëpunim duke vlerësuar kështu gadishmërinë e z. Minxhozi.

Mos të harrojmë që këto aktivitete kulturore do të nxisin bashkëpunim të mëtejmë të qeverive shqiptare e që shënjojnë një kthesë pozitive për opinionin e gjërë.

Share: