Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’ një video që vjen nga Berati.
Në videon në fjalë shihet se si një grup fëmijësh të vegjël kërcejnë me rastin e 1 Qershorit, ndërkohë që në mes të tyre është kreu i drejtorisë Arsimore në Berat, Selman Hodaj.
Ish-lideri i PD-së kujton me ironi festat që bëheshin në kohën e regjimit komunist, ndërsa shkruan se; ‘janë kthyer fatosat e Enverit’.
“Rikthehen fatosat e Enverit!
Drejtori i drejtorise arsimore te Beratit feston 1 qershorin me fatosat e Enverit me shami te kuqe ne qafe! Shikoni videon e qytetarit dixhital! Sb”, shkruan Berisha.