Daçiç: Do paguajme 150 mijë dollare në muaj lobistëve në SHBA, kundër Kosovës

    “Gjysmë milioni dollarë do t’i hapte dyert e Shtëpisë së Bardhë dhe rastin që në takimin me presidentin e SHBA-së, Serbia të luftojë për interesat e veta kur është fjala për Kosovën”, thotë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç, transmeton Koha.net.

    “Nesër do të ndihemi keq që dikush para nesh ka shkuar te Trumpi. Amerika kështu funksionon. Atje sistemi i lobimit është legjitim, ekzistojnë kontratat, ato janë publike, publikohen nëpër sajte të ministrisë dhe ne duhet të merremi me to”, citon Srpski telegraf të ketë thënë Daçiç.

    Ai ka shtuar se “ne nuk mund ta ndryshojmë Departamentin e Shtetit, Kongresin… aty tashmë është krijuar vetëdija për çdo gjë që ka ndodhur në të kaluarën”.

    “Por ne mund të përpiqemi të krijojmë lidhje më të mira me administratën. Këtu mendoj për Trumpin, ekipin e tij, Pencen, Pompeon. Do të punojmë për këtë, do të insistojmë. Kjo kushton nga 50 mijë deri në 150 mijë dollarë në muaj. Këto nuk janë shuma përrallore që Serbia nuk mund t’i sigurojë. Me rëndësi është të dihet kujt t’i jepen”, ka thënë Daçiç.

    Në pyetjen se çfarë fiton Serbia me këtë, Daçiç thekson se me këtë do të krijohej klima pozitive dhe do të dëgjohej e respektohej mendimi i Serbisë lidhur me mënyrën e zgjidhjes së krizës së Kosovës.

    360grade.al

    Share: