Këngëtarja Eli Fara është konsideruar gjithmonë si një nga femrat më të bukura në vendin tonë. Ajo është bërë shumë e dashur për publikun shqiptar dhe prej vitesh sjell këngë që kthehen menjëherë në hite.
Përveç Elit, vitet e fundit vëmendjen e mediave ka marr edhe vajza e saj Marina e cila është kthyer në një personazh që komentohet gjatë për jetën e saj private dhe fotot provokuese. para se te behej provokuese me foto te trupit te saj gati te zhveshur askush nuk e njijte vajze e Elli Fares.
Sot vajza eshte bere po aq e njohur sa Eli, por jo per kengen e bukur apo zerin melodios, por per menyren provokuese te jetes se saj.
Ne fund te fundit ne një shoqëri si kjo e jona ne zhvillim fama vlen njësoj si per ate qe kendon bukur ashtu edhe per ate qe hiret trupore qe i ka dhëne natyra i shfaq pa komplekse! komplimente Shqipëri…
Ndonëse Marina është bërë e njohur vitet e fundit për publikun në fakt askush nuk e paska ditur që dikur ajo ka qenë pjesë e videoklipeve të nënës së saj. Në një foto të publikuar së fundmi në Instagram, Eli ka zbuluar se Marina ka qenë pjesë e klipit të këngës së saj të njohur ‘Çu këput ra një yll’ që është publikuar në vitin 1997.
Eli ka publikuar një foto të shkëputur nga xhirimet e kësaj kënge ku ka treguar se vajza e cila shfaqet në klip duke luajtur me lulet është Marina.
“Rritu çup’e vogël me nazet e s’emes”, ka shkruar këngëtarja pranë fotos duke etiketuar edhe Marinën.