Në emër të Popullit, mbani çdo fjalim në parlament.
Në Emër të Popullit, qëndroni të patundur në atë tribunë, ku duhet të strehohej shelbimi, ndihma dhe shpëtimi për çdo shqiptar, por për fat të keq atje gjeti strehë vetëm e Keqja.
Në Emër të Popullit pa droje ju them -Keni Dështuar.-
Në emër të Popullit përpiqem ta përligj qëndrimin tuaj ndaj opozitës që shihet si “Armiku” kryesor që sulmon Liderin Botëror, si forca e vetme që na largon nga BE-ja.
Në Emër të Popullit më vini ndërmend ju, që vite më parë, me bilbila në gojë dhe skenare rrëmbimesh të stisur keq, pushtuat Kancelaritë e Botës me kërkesat e qarta për Mosliberalizimin e Vizave.
Në Emër të Popullit , gjykoni me pasion të pashembullt qëndrimin e Opozitës sot, duke harruar se gjykimi juaj është njëkohësisht qëndrimi juaj.
Në Emër të Popullit, shoh shifrat marramendëse që ju rrethojnë dhe në vesh më kumbon thënia-
-Paraja për të marrë pushtetin e pushteti për të marrë paranë.
Në Emër të Popullit , risjell në mendje plehrat kimike, landfille , inceneratorë ku digjen plehrat e botës dhe e ndiej kombin tim kokëulur dhe të bindur porsi një skllav besnik.
Në Emër të Popullit , thuhet se Pushteti dhe Krimi mund të mbajnë të njëjtin mbiemër, por jo të kenë të njëjtin qëllim.
Në Emër të Popullit , mund të flas në pafundësi, por nuk e di pse dua ta mbyll me ty Emrin e Popullit.
Në Emër të Popullit, se unë ndihem e jam i tillë, të them të zmbrapsesh se na more frymën .
Në Emër të Popullit e vërtetë në emër te tij, jo si në kohën që e ke kthyer në frymëzim jete, kur me këtë emër justifikohej dënimi me vdekje, unë me shpirt të lirë nuk ta uroj kurrë atë, në emër të tij të them largohu se mundësia e jo dëshira për të të duruar më gjatë po shkon në pikën e pakthimit .